Rrëfimi prekës i kosovarit: 21 vite pas luftës e pa veten në fotografinë e KFOR-it

0

Përgjatë viteve të 90’ta, përderisa shumica e fëmijëve të botës jehonin me të qeshura të lojës, fëmijët e Kosovës dëgjonin çdo ditë zërat e tmerrshëm të luftës. Një ndër ta ishte djaloshi 6 vjeçar nga Polaci i Skenderajt, Shaban Xani.Në sytë e Shabanit në atë kohë nuk mund të dallohej dëshira e fëmiut për fluturaket në qiell, sepse qielli i vendit të tij ishte i mbushur nga aeroplanët e bombardimeve të NATO-s, si një shkëndijë shprese për shpëtimin e Kosovës.Ishte gushti i vitit 1999, kur Shabani kishte një pamje ndryshe. I veshur me një xhemper ngjyrë rozë, pantallona të zeza, fytyrë të hutuar që nuk mund ta perceptojë deri ku mund të shkoj fati i njerëzve dhe përballja e tyre me vdekjen, ai la gjurmë në historinë e fëmijëve të Kosovës. Ishte pikërisht fotografia e shkrepur nga ushtarët e KFOR-it, ajo e cila do të kthente kujtesën e tij 21 vite pas për atë që kishte kaluar. Teksa ditë më parë në rrjete sociale -duke përfshirë edhe redaksinë tonë, u shpërnda kjo fotografi, Shaban Xani vendosi që rrëfimin e fotografisë që e kishte parë për herë të parë në jetën e tij, ta ndaj me KultPlus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *