Rrënohet shtëpia që ishte pengesë në rrugën transit në Prizren , kjo dhurata më e mirë për Pavarësinë për prizrenasit.
Sot, në lagjen‘’Arbana’të Prizrenit rreth mesditës rrënohet shtëpia që ishte pengesë në rrugën transit në Prizren tani e plotë 13 vite . Kjo padyshim se për komunën e Prizrenit është dhurata më mirë për Pavarësinë për prizrenasit e domosdo një vendim mirëkuptimi më i miri edhe për kreun komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, Tashmë shtëpia në transit ishte bërë një nga problemet që i kaloi tri qeveri komunale dhe nuk arriti të zgjidhjes, mirëpo siç duket përkushtimi i njërit nga anëtarët e afërme të kryefamiljarit të asaj shtëpi Luan Kryeziu ishte një nismëtar i mbarë që të arrihet deri tek rrënimi i këtij objekti që tani lirimi i kësaj rruge do të jete i rëndësishme shumë për zhvillimin edhe ekonomik të Prizrenit tha kryetari Shaqir Totaj. Drejtori Inspektorateve tha se këtë që e tha kryetari Totaj edhe unë po them se ne tashmë sot filluam rrënimin dhe së shpejti tani do të fillojmë edhe e punët tjera që janë në interes për qytetin, për transportin edhe urban edhe të përgjithshëm. Ky le të ,jetë një urim i përbashkët për të gjithë prizrenasit tha aLuan Kryeziu ne emër të familjarëve Kryeziu tha se sot ne jemi këtu për të bindur edhe të tjerët se familja kryeziu nuk është pengesë e qytetit, edhe më heret dua të them se nuk kemi qenë pengesë por tani kemi gjetur edhe zyrtarët adekuat edhe me kryetarin jemi dakorduar që të bëjmë sa më mirë për Prizrenin, E di se vlera e caktuar nuk është vlerë e duhur por besojmë se proceset ligjore atw pjesë do ta kryejnë tha aiVendimi dhe angazhimi i sotëm për të liruar këtë rrugë vërtetë është një arritje e qeverisë lokale e cila këtë angazhim të kryer ndaj qytetarëve e ka bërë si një dhuratë të bukur ne vigjiljen e 15 vjetorit të pavarësisë, tani kjo rrugë mund të jetë edhe për një zhvillim të mirë ekonomik të këtij qyteti.