Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është shënuar 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së. Aty u bë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, e të pranishëm edhe krerët e institucioneve dhe Rifat Jashari. Ndërsa presidentja, Vjosa Osmani ka parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.