Rreth 13 mijë kosovarë ia mësynë Shqipërisë vetëm sot
Rreth 13 mijë kosovarë ia mësynë Shqipërisë vetëm sot Me aktiviteteve të ndryshme është çelur zyrtarisht sot sezoni turistik në plazhet e Shqipërisë.Ashtu si edhe vikendet e kaluara, edhe dita e sotme ka nisur me fluks të madh të qytetarëve nga Kosova që shkojnë drejt Shqipërisë.Familjarë e grupe të ndryshme shoqërore kanë kaluar kufirin drejt qyteteve të ndryshme shqiptare për të kaluar këtë fundjavë.Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh në det.Policia kufitare është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.Vetëm sot përllogariten të kenë hyre më shume se 6,300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.Sezoni turistik veror në Shqipëri, këtë vit po jep shenja gjallërimi dhe pritshmëritë që të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar mbeten të larta.Sipas të dhënave nga INSTAT, katër mujori i parë i këtij viti solli në Shqipëri 754.796 qytetarë të huaj, shifër kjo 1.3 herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por 31% më e ulët se periudha e para-krizës shëndetësore.Teksa sezoni veror po gjendet në sprovën e dytë radhazi të pandemisë Covid-19, qytetarët nga Kosova e Maqedonia e Veriut pritet të jenë edhe shpëtimi përmes të ashtuquajturit “turizmi patriotik.Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e INSTAT nga ku rezulton se në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë mbi 380 mijë qytetarë nga Kosova dhe 120 mijë nga Maqedonia e Veriut.