RRETH 17.500 TË INFEKTUAR ME COVID-19 DERI TASH NË KOSOVË
17.422 raste janë regjistruar me COVID-19 deri më tash në Kosovë nga 83.923 të cilët kanë kryer testin për këtë virus.
Nga ky numër janë shëruar 14.894 të infektuar, njofton Insajderi.
Ndërsa me fatalitet kanë përfunduar 657 qytetarë të cilët nuk arritën të fitojnë betejën me Coronavirusin.
Tashmë numri aktiv i rasteve është 1.871, një rritje në ditët e fundit.
Komuna më e prekur nga rastet me COVID-19 është Prishtina.