Rreth 700 infermierë kërkuan vërtetime për t’u larguar nga Kosova, 7 herë më shumë se më 2021
687 infermierë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Infermierëve të Kosovës për emigrim vetëm në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, ky numër është shtatë fishuar.Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemi, ka thënë se krahasuar me vitin 2021, ky numër është goxha i madh. Ai ka pasur kritika ndaj institucioneve, të cilët sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë dukuri.Ai ka folur edhe për kushtet që infermierët i kanë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, si dhe për mbylljen e zyrës për infermierë nga ish-drejtoresha Pranvera Zejnullahu-Raci.Rrustemi ka thënë se çdo ditë infermierë kërkojnë certifikatë që nuk kanë shkelje të kodit etik, që u shërben për punësim jashtë shtetit.“Sa i përket numrit të infermierëve ky numër mund të jetë shumë fish më i madh mirëpo në bazë të asaj që janë të saktë që vijnë te na kërkojnë një vërtetim që s’ka shkelje të kodit etik por njëkohësisht edhe sa i përket licencës të cilën e kërkojnë të nostrifikume për 2022-ën janë 687 infermierë. Me krahasua me vitin 2021 domethënë është 7 fish më i madh ky numër është shumë shumë fish më i madh për arsye se ju e dini se edhe kompanitë e ndryshme edhe njerëz privat edhe përmes kolegjeve edhe formave të ndryshme shkojnë jashtë edhe ky numër më i madh është 60 për qind, mirëpo po e jap të saktën të cilën e kemi ne për çdo ditë çdo kush që kërkon unë e fotokopjoj edhe e lë të saktë për me e ditë numrin e këtyre të ikurve”, u shpreh Rrustemi.Tutje ai ka thënë se as Ligji i Pagave nuk do ta ndalojë këtë dukuri. Thotë, se nuk është pagë e dinjitetshme.“Fatkeqësisht është edhe me të madhe edhe tash pavarësisht se çka do të bahet me ligjin e pagave që veç dje erdh ajo vlera e koeficientit nuk do të mendon fare edhe nëse u’a bënë 1500 euro ka infermier që as nuk duan të dëgjojnë por ata janë të detyruar të largohen nga Kosova dhe të shkojnë të punojnë në vende të treta”, u shpreh tutje Rrustemi.“Në momentin kur e kryejnë dhe e marrin një licencë, këta nuk mendojnë të punësohen qoftë në institucione private qoftë të shtetit por vetëm të migrojnë jashtë por kjo është shqetësuese për neve dhe do të jetë shqetësuese për të gjithë ata të cilët normal kanë obligime që ta kenë një pagë të dinjiteteshme të kenë kushte më të mira të punës të kenë përgjegjësi edhe të kenë kompetenca në kryerje të profesionit të tyre”, tha ai, teksa kritikoi organet e ShSKUK-së për mbyllje të zyrës së infermierisë.Për këtë, Rrustemi tha se infermierët janë të diskriminuar në QKUK.“Edhe këtu ka shkelje pikërisht në SHSUK nuk din ku e ka derën një infermier me trokit për çështje të veta e mos të flas sa e sa studentë të tjerë të cilët janë të preokupuar sepse ka qenë një drejtoresh e infermierisë në zyrë, nuk është me rëndësi emri kush ka qenë aty por institucioni duhet të ketë. Janë 2500 infermierë e ma tepër edhe personel tjerë shëndetësor dhe nuk kanë drejtor dhe kjo është shqetësuese. Infermieria është e diskriminuar dhe jam i bindur që është e diskriminume për arsye se ata e kanë një kontratë edhe kryeinfermieri i klinikës edhe kryeinfermierët e reparteve edhe infermierët edhe ata mbi baza se kontratën normal që e kryen punë dhe kompetencat që i kanë”, tha ai./EO/