“Rrezik për sulm”, Institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë punëtorët e tyre në Kosovë që ta shmangin “Albi Mall” dhe qendrat tjera tregtare

0

                          Institucionet ndërkombëtare në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.Gazeta Online “Reporteri.net”, e ka siguruar emaili-n që ju është dërguar punëtorëve të OSBE-së në Kosovë. “KËSHILLA PËR SIGURINË – Disa organizata ndërkombëtare po e këshillojnë stafin e tyre për një sulm të mundshëm në qendrat e mëdha tregtare si Albi Mall dhe të tjerat në Ferizaj. Rekomandohet të mos vizitoni qendrat e mëdha tregtare deri më 30/11 përfshirëse. Një “ujk i vetmuar” ekstremist mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Policia lokale po monitoron të dyshuarin”, thuhet në email, shkruan Reporteri.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *