“Rrezik për sulm” për festat e Nëntorit, flasin nga Policia e Kosovës

0

                              Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të institucioneve ndëkombëtare të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.Por, Policia e Kosovës thotë për Reporteri.net se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.  “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net.Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia.Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *