Rreziku nga helmimi, IKSHPK del me apel: Mos hani ushqim kudo

                                 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rastet e shpeshtuara të helmimit nga ushqimi. IKSHPK ka bërë thirrje për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, pasi që sipas tyre ‘qytetarë të pafajshëm për shkak të komsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital’.

Këto janë rekomandimet e IKSHPK-së:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE