Rreziku nga përsëritja e tensioneve në veri, mobilizion EULEX-in

               Afro 100 policët specialë me të cilët pritet të përforcohet EULEX-i do t’u nënshtrohen trajnimeve për të kontrolluar turma nëse eventualisht Kosova përballet me trazira.

Pjesëtarët e EULEX-it pritet të zbarkojnë së shpejti në Kosovë.Ata do të përfshihen në patrullime të përditshme dhe do të trajnohet për të kontrolluar turmat nëse Kosova do të përballet me trazira ndëretnike.EULEX-i situatën aktuale të sigurisë në Kosovë aktualisht e vlerëson të qetë, mirëpo sipas zëdhënëses së këtij misioni Donika Berisha-Rizaj situate është e brishtë.“Aktualisht situate e sigurisë në Kosovë është stabile, por ajo mund të ndryshojë shpejt. Për momentin nuk ka shqetësime të konsiderueshme të sigurisë që do të aktivizonin EULEX-in si garantuese të sigurisë në Kosovë. Misioni vazhdon të jetë vigjilentë dhe i monitoron të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim në sigurinë e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin Berisha-Rizaj.Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi Kosova nuk është në atë gjendje sat ë ketë nevojë për mbrojtje ushtarake, por ai e vlerëson të ndjeshme situatën e sigurisë, përcjell Telegrafi.“Është e vërtet se situatë është e ndjeshme, por jo aq shumë sa të ndikohen nga ngjarjet në Ukrainë. Por situatë po ndikohet nga një psikozë që ka përfshirë botën për ndonjë luftë të mundshme hibride”, deklaroi Kajtazi.