Rritet çmimi i bukës në furrat e Prizrenit,  deri në 60 centë

                            Valës së ngritjes së çmimeve, nga sot i janë bashkuar edhe furrtarët prizrenas.Sipas shoqatës së furrtarëve të Prizrenit, një gjë e tillë është bërë pasi shumë produkte janë shtrenjtuar.“Nga dita e sotme [martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë theksuar përfaqësues të kësaj shoqate Sipas tyre, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 10 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet q ë nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm. Mirëpo ka edhe furra ku ende buka është 50 centë. Çmimet e bukës në Prizren ende nuk janë harmonizuar në të gjitha furrat e komunës së Prizrenit.