Rritet numri i lindjeve në QKUK, këto janë shifrat krahasuar me vitin e kaluar
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti janë kryer 2 142 lindje, mbi 210 më shumë se vitin e kaluar.Doktor Ismajli ka shtuar se nga ky numër, 824 lindje janë kryer me prerje cezariane, kjo ngase sipas tij, në pandemi janë referuar shumë raste nga spitalet regjionale.“Për tre muajt e parë të këtij viti janë 2 142 lindje dhe krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar kemi diku 215 deri në 216 lindje më shumë se tre muajt e vitit të kaluar”.“Nga kjo shifër që e cekëm 824 lindje janë me prerje cezariane. Kjo shifër është pak më e lartë duke e pasur parasysh se gjatë kohës së pandemisë kemi një referim të pacienteve të cilat kanë nevojë për ndërhyrje operative nga spitalet regjionale të Kosovës”.Tutje theksojë se janë të furnizuar mjaftueshëm me barna dhe material shpenzues.“Pothuajse ka më shumë se një muaj që nuk kemi asnjë paciente të hospitalizuar me Covid-19 në klinikë”.“Nga lista esenciale për momentin kemi sasi të mjaftueshme edhe të barërave edhe të materialit shpenzues. Për momentin nuk i detyrojmë pacientët të blejnë as barëra e as material shpenzues”.