Rritja e çmimeve në Kosovë, e pandalshme 
Derisa Kuvendi ta shqyrtojë projektligjin për kontrollimin e çmimeve të produkteve themelore, ato po rriten paparashikueshëm.Rritja e çmimeve të produkteve bazë është bërë e pandalshme. Në një nga marketet në vend çmimet e produkteve vendore, por edhe të atyre të importuara, janë si vijon: Buka e bardhë 0.50 – 0.60 euro, Mielli 5 kg – 5.18 euro, Vaji 1litër – 2.89 euro, Qumështi 1litër – 1.15 euro, Vezët 30 copë – 3.89 euro, Fasulet 800 gramë – 2.49 euro, Orizi i bardhë 700 gramë – 1.19 euro, Kripa 900 gramë – 0.45 euroRritja e çmimeve vërtetohet edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, raporton RTK. Në publikimin e Indeksit të Harmonizuar të çmimeve të konsumit, del se inflacioni në shtator ishte 12,7% më i madh se shtatori i vitit të kaluar.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit – shtator 2022
Vajra dhe yndyra ushqimore (49.7%)
Bukë dhe drithëra (33.5%)
Qumësht, djathë dhe vezë (25.8%)