Rritje e të infektuarve me coronavirus, 58 raste në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3,669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616. Në total numri i rasteve aktive është 250. Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës. Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë