Rron Gjinovci: Listës së Vetëvendosjes për deputet duhet t’i prijë Glauk Konjufca
Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se në vend të Albin Kurtit dihet se listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i prijë Glauk Konjufca.
Gjinovci në Pressing të T7 tha se nuk ka kush tjetër t’i prijë listës së VV-së, përveç Glauk Konjufcës.
“Është e ditur që do ti prijë dikush që nuk e kam shumë favorit se nuk ka kush tjetër, është Glauk Konjufca”, tha Gjinovci.
Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar i plotë dje zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se është i dënuar. Vendimi thotë se “në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetutës