Rruga e Zejtarëve dhe Mbështetja e Komunitetit,Prizreni ishte e mbetet unikat
Kryetari i Oda e Prizrenit, MRS Afrim TEJECI, edhe njëherë pohon se zejtarët e Kosovës janë ballë për ballë me sfida të shumta, por puna e tyre e palodhur dhe pasioni për traditën mbeten gjithmonë në qendër.
Oda e Prizrenit është gjithmonë në shërbim të komunitetit të zejtarëve. Me trajnime, evente dhe mbështetje të vazhdueshme, ne jemi këtu për të ndihmuar çdo zejtar që të përballojë sfidat dhe të arrijë sukses.
Zejtarët e Kosovës kanë trashëgimi të pasur kulturore dhe mjeshtëri të rrallë që i bëjnë të veçantë në botë
Me mbështetjen tonë, ne synojmë të ruajmë dhe promovojmë këtë trashëgimi, duke u siguruar që zejtarët tanë të kenë të gjitha mjetet e nevojshme për të shkëlqyer. Prizreni, është rast e qytet unikat që dikur kishte jo më pak se 220 zeje të ndryshme. Pastaj dihet botërisht se bie fjala pushkatarët e Prizrenit kishin emër e renome. Apo, sa e sa lider të kohës, apo heronj të atyre viteve nga historia, kishin të latuar armët e brezit nga filigranistët prizrenas. Prizreni mbetet rasti unikat në këtë drejtim pohon mes tjerash z Tejeci pwr QendraPress./www.QendraPress.com/