Rrugët malore ne bjeshkën e Zhurit ia mundësojnë vizitorëve shkuarjen në këto mrekulli

Xhafer Hoxhaj, kryetar i Rinise demokratike në Zhur, njofton se ‘’E nisëm sot, zgjerimin dhe rregullimin e trasesë në fazën e dytë – rreth 4 kilometra që çajnë bjeshkët e Zhurit përmes zemrës së natyrës.
Ky projekt, me përkushtim, cilësi dhe dashuri për vendin, po e bën më të lehtë qasjen në peizazhet mahnitëse që ofron mali ynë.’’ Kjo rrugë malore tani do ta bëjë këtë bjeshkë me afër vizitorëve që padyshim se janë të shumtë si verës edhe gjatë dimrit për shkak të bukurive të natyrës që i ka./QendraPress/