RUKIQI E PËRSHËNDET KALIMIN E RIMËKËMBJES EKONOMIKE

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka përshëndetur votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Rukiqi ka falënderuar 64 deputetët në emër të bizneseve, njofton Insajderi.

“Me ne fund. Ne emër te bizneseve falënderoj 64 deputetet qe votuan ne parim Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Rukiqi.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi kanë kërkuar që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjashtë herë kishte dështuar që të kalojë, por në herën e shtatë arriti të kalohej. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *