Rukiqi: Kemi paralajmëruar Qeverinë çfarë ndodh kur në Kosovë ka kufizime e në rajon masa të relaksuara

0

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka deklaruar të shtunën se kanë paralajmëruar Qeverinë se çfarë ndodh nëse në Kosovë ka masa të pjesshme, ndërsa për Shqipëri kufizime të relaksuara.Kjo deklaratë e tij erdhi pasi raportohet për mijëra kosovarë që po kalojnë vikendin në Shqipëri, teksa në Kosovë ka masa më rigoroze anti-COVID.“Kosova është shumë e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit. Shkupi është larg vetëm 1 orë nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo më shume se 3 orë. Çdo vendim që merret, për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta ketë parasysh ketë ndërlidhje”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.Ai tha se Qeveria duhet të ndërmarrë vendime racionale që nuk e dëmtojnë ekonominë.“Kemi mësuar shumë për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”, pohoi Rukiqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *