Rukiqi: Kemi plan konkret për sigurimet shëndetësore

                      Zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, në programin “Rruga e Re” ka plan konkret për sigurimet shëndetësore.“Që 20 vite kemi dështuar si shoqëri për t’i bërë sigurimet shëndetësore. Në programin e Rrugës së Re, kemi plan konkret për sigurimet shëndetësore, është kapitull i veçantë”, tha Rukiqi në Klan Kosova.Rukiqi shpalosi programin edhe për fushën e energjisë, për të cilën tha se nuk është bërë ndonjë investim i rëndësishëm, që nga viti 1980. “Investimi i fundit i rëndësishëm në energji në vend, është bërë dikur në vitet e 80-ta, termocentrali Kosova B. Komplet kapitulli i energjisë i programit “Rruga e Re”, i ofron Kosovës komplet një rrugë të re sa i përket sektorit të energjisë. Centrali me gaz, gazifikimi i Kosovës, pastaj janë 1000 MGW kapacitet në energji të gjelbërt, rritja e kapacitetit për ngrohje, është edhe trendi i fundit me veturat elektrike. Nëse e shohim se çka ka ndodhë në 20 vite, ne e kemi humbë hapin, mundësinë edhe kjo neve na ka shkaktuar probleme në vet sigurinë energjetike”, përfundoi ai.