RUKIQI: KJO JAVË ËSHTË VENDIMTARE PËR MOSDËRGIMIN E EKONOMISË NË KOLAPS
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj masave të vendosura gjatë ditëve të vikendit nga Ministria e Shëndetësisë.
Rukiqi thotë se kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps, madje sipas tij për rimëkëmbjen ekonomike as nuk diskutohet.
Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë reagimin e gastronomëve duke thënë se kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps.
Veç kësaj, Rukiqi ka potencuar se para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesa.
“Në rritje rezistenca për mbyllje nga ana e bizneseve, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorët tjerë:
– Tregtia me pakice
– Qendrat tregtare
– Ndërtimi
– Transporti
Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë ne kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet te sigurohet mbijetesë”, ka shkruar Rukiqi