Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se të gjithë sektorët në Kosovë janë goditur nga pandemia. “Nuk ka sektorë në Kosovë që nuk është goditur. Dikush më shumë e dikush më pak. Shembull merren barnatoret apo marketet e mëdha. Duhet të kemi parasysh se marketet e mëdha nuk shesin vetëm miell dhe vaj dhe artikujt bazik, por të gjithë gamën e produkteve që ne i blejmë. Ne e dimë që fuqia blerëse në Kosovë ka rënë. Për shkak të rënies së konsumit ka rënë edhe rritja ekonomike. Kur bie konsumi preken edhe shitësit dhe prodhuesit”, tha ai në RTV Dukagjini.Rukiqi thotë se ka shumë produkte sezonale që për shkak të pamundësisë për t’u nxjerrë në shitje është dashur të gjuhen.Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se do të duhen edhe dy vite që Kosova të kthehet në gjendjen siç ishte në vitin 2019.Rukiqi thotë se për shumë biznese mbetet problem larja e kredive të vjetra.Duke folur për pagën minimale, Rukiqi ka thënë se janë shumë faktorë që duhet të merren parasysh kur të vendoset paga minimale.“Është një metodologji që përcaktohet paga, duke përfshirë faktorin e rritjes ekonomike, punësimit në vend, kosto e jetesës e të tjera”.Rukiqi thotë se shumë pak kompani në Kosovë kanë mbetur me pagë 200 euro.“Është rritur kosto e punës. Pak kompani kanë mbetur me pagë 200 euro sepse askush më nuk vjen të punojë me këtë pagë”.Ai thotë se megjithatë në Kosovë duhet të luftohet informaliteti në punë.“Një kontratë formale ua rritë të drejtat dhe mirëqenien punëtorëve”, deklaroi ndër të tjera Berat Rukiqi.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.