Rukiqi: Tubimet elektorale po i bëjnë të pavlera masat anti-COVID
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj tubimeve elektorale që po organizohen në hapësira të mbyllura nga subjektet politike, ku me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve po shkelen masat anti-Covid.Rukiqi e quan të pakuptimtë ndalimin e ahengjeve dhe ngjarjeve të tjera, derisa nëpër restorante mblidhen dhjetëra persona.“Tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira të mbyllura, i bëjnë të pavlera, të gjitha masat kufizuese, për parandalimin e pandemisë”, thotë Rukiqi, përmes një postimi në Facebook.Më tej ai pyet se “si mund të arsyetohet, tash e tutje, ndalesa për organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve?” .“Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?? Politikanët edhe qytetaret e tjerë janë të barabartë para ligjit. Hipokrizi e llojit të vet është që të njëjtit që premtojnë sundim te ligjit, të vazhdojnë natën dhe ditën të shkelin ligjin”, ka thënë Rukiqi, raporton Telegrafi.kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar i cili ka thënë se për shkelje të masave anti-Covid deri tash janë shqiptuar 5000 dënime për gastronomët e asnjë për politikanët. Këtë e ka cilësuar si veprim me standarde të dyfishta.