Rusia nuk e njeh vaksinën ‘Sputnik V’ që merret në Serbi
Në mediat serbe është duke qarkulluar lajmi se vaksina “Sputnik V” nuk njihet në Rusi.E e përditshmja serbe Nova.rs, ka raportuar se të premten ka pranuar një ankesë nga një qytetare e cila kishte planifikuar që të udhëtonte për në Rusi, të cilës i ishte kërkuar testi PCR edhe pse ishte vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ruse “Sputnik V”.Gazetarët kishin shkikuar në ueb faqen e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme për kushtet që duhet të plotësohen për të udhëtuar në Rusi.
Për banoret e Serbisë që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi thuhej se, duhet të kenë të kryer testin PCR ose duhet të kenë certifikatën e vaksinimit e cila përmban kodin QR, që është i lëshuar nga institucionet kompetente të Federatës Ruse.Pas kësaj gazeta ka kontaktuar Ambasadën ruse në Serbi dhe nga ajo ka marr një njoftim se për qytetarët e Serbisë që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi, kërkohet testi PCR, jo më i vjetër se 72 orë.Vaksina Sputnik V prodhohet në Serbi në Institutin Torlak në Beograd./Insajderi.com