Sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit pakoja e re ekonomike që e shpalosi Qeveria

                               Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, shpalosi të shtunën një pako të re ekonomike për qytetarët e vendit, Pakon për Përballje me Inflacionin. Përmes kësaj pakoje, përfitues do të jenë grupe të caktuara të qytetarëve, e që në total, kjo do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Nga kjo pako do të përfitojnë ata që kursejnë energjinë elektrike, familjet me asistencë sociale, pensionistët, studentët, punëtorët e ndërmarrjeve publike, punëtorët e sektorit publik si dhe subvencionimi i rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat.E llogaritjet e shumës së përgjithshme të kësaj pakoje, Kurti i bëri publike edhe vetë në një postim në Facebook. Kryeministri Kurti shkroi se nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, ndërsa rreth 300 mijë familje do të subvencionohen nëse kursejnë energji elektrike.“Në përkrahje të qytetarëve tanë, në muajt në vijim, do të ndajmë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballjen me Inflacion. Përmes subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet e Republikës sonë, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, ka shkruar Kurti.