Sa i përket çerdheve të fëmijëve është me se e domosdoshme dhe urgjente hapja e tyre

0

       Fail Hoxhaj  zyrtar  i  lartë  i KK të Prizrenit, se prizrenasit sa po i zbatojnë urdhërat e qeverisë sa i përket coronavirusit. Dhe se çerdhet a duhet të fillojnë  së punuari siç u mor vendim në Fushë Kosove? Ai shprehet;_” Prizreni dhe prizrenasit kanë kulturë qytetareske dhe vendimet e qeverisë të shtetit te Kosoves për pandemin ne pergjithësi jane duke i zbatuar.

    Të kemi parasysh se këtë qytet e vizitojnë qytetarët nga  të gjitha qytetet tjera të vendit tonë, ashtu edhe nga rajoni që dmth nuk mund të jepet një mendim meritor i sakt .por në përgjithësi, në fakt po zbatohen dispozitat e vendimit qeveritar.

     Sa i përket çerdheve të fëmijëve është me se e domosdoshme dhe urgjente hapja e tyre ,por gjithnje duke respektuar kushtet në mbrojtje të shëndetit nga corona virusi . Gjithmonë duhet pasur parasysh pozitën e femres ( nënës së femiut) në pune private apo shtetërore dhe rolin e saj në familje që domosdoshmërisht imponon nevojën e hapjes se çerdheve ngase përkujdesi ndaj femiut mbetet i anashkaluar ose i minimizuar prindëror. Punësimi i bashkshortëve dhe mungesa e hapjes se çerdheve i një rëndësie te veqantë per shoqerin tonë, prandaj duhet të merret në konsideratë ky problem në situatën që po kalojme./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *