Sa shumë po na mungojnë oh Zot….! – Shkruan;Qazim THAÇI
Menjëherë pas lufte pata takuar mikun tim mësues në Drenicë, dhe më pati thënë se at ditë kishte dalë nga spitali. Kur e pyeta pse çfarë pate? Më tha se në klasë e kishte humbur vetëdijen ,, Edhe pse e dija se disa nxënës më mungonin nga lufta,megjithatë ditën kur fillova tha fillova ti thërras nxënësit , Afrim K… mungon thanë njëzëri nxënësit dhe lotët ju shpëtuan, kur erdhi radha te Faltum G, mungon thanë prapë , dhe kaq mbajë mend dhe isha alivanosur dhe kur e pash veten në spital më tregoi, Ula kokën dhe e pyeta për familjen…….
Po ja erdhi pandemia dhe tashmë në Prizren këtë muaj të fundit sa shumë po na mungojë njerëzit e kulturës . Ata që i kemi njohur dhe më të cilët edhe ndarë kohë qoftë edhe me ndonjë.’’ Expreso’’ apo ‘’makiato’’. Tani prapë rikujtojë mungesat që na janë bërë, Mungon mësuesi ;Ramadan Zaplluzha,prof. Fadil Vezaj. Mungon prof Agim Hoxha, mungon Shtjefën Laçi.. oh sa shumë na mungojë. Tash si të mësohemi pa prezencën e mahive të mësuesit Ramadan, pa shprehjet e zakonshme të profesor Fadilit, pa ,,… deri në pakufi mund të vazhdojë. Mungojnë ata, dhe ikën me shpejtësi rrufeje, na mungojë shokët e bankës si, Shpend Gashi,na mungon Agim Siçeca ehhhh mungesa e sa shumta . Vdiq edhe Skënder Berisha ai miku i ditëve të vështira kur ndanim bukën e ujin dhe bashkë kishim vizionin e së ardhmes, të kësaj Kosove të pasluftë. Por ja në vitin 21 të lirisë na erdhi Coronavirusi e këtë si ta ndalim këtë pandemi e mos të na ikin ata që bashkë bëmë projekte ideore për një Kosovë të bukur, për një Kosovë të mirë.
Sheshi ‘’Shatërëvan’’ një kohë u mbulua nga bari sepse pandemia ndaloi njerëzit, tani si të flasim me shokët kur ata janë rënduar rëndë me mbijetesën e tyre,, ka nga ata që s/kanë si ti bëjnë përgatitjet e dimrit, U mungojn paret, u mungojnë mundësitë, ata punojnë ose i kanë humbur vendet e punës, pra një mal mungesa O ZOt sa shumë mungesa në këtë botë , Sheshi tash është mbushur më shumë me’’tarabuke’’ e me’’saze Tirone’’ them , ku mbet ku civilizim, them ku mbet ajo ëndërr bukur për një jetë të mirë, Prapë më kujton takimi i djeshëm mirësinë e njerëzore Besim Shkreli, pronar i restorantit ‘’Beska’’ më të frekuentuarin e kësaj qendre, i cili thotë nuk kemi punë, por asnjë punëtorë se kam larguar tre muaj i pagova edhe pse nuk punuam. Por ata nuk janë fajtor dhe më mirësinë e madhe fletë për dashurinë ndaj familjeve të atyre që presin kafshatën e gojës,Them kjo është mirësia .Asgjë më shumë se shpresa nuk shëron,
Prandaj ende ilaçi ‘’shpresë’’ është më efikasi. Edhe në këtë pandemi. Jeta a mund të vazhdojë kështu…..?!!!,Shpresa thotë po do e mundemi këtë murtajë, sepse jemi në rrugën e drejtë të jetës….