Sadik Halitjaha: Festa në luftë, në vend të dekorimeve, i kishim plagët dekorata!

0

       Në vend të dekorimeve, kishim plagët dekorata! 28 nëntori datë e veçantë në historinë e ndryshimeve të mëdha! Me 1998 vendosem ta festonim ketë festë të shumëfishtë kombëtare! Në gjendje lufte në fshatin Llanisht në Shkollë të këtij fshati. U vendos pikërisht këtu ku ishte pika e mesit mes Budakoves dhe Mallopolcit ndërsa nikoqir ishte Bataloni Diverzanto Vezhgues i komanduar nga Jetulla Qarri kom. (Guri) dhe zv. Mefail Elshani! Këta kishin arrit të i marrin disa lopë dhe viça të fshatit Grejqec që silleshin rreth forcave armike të cilët i joshnin me krip armiqtë. Guri kishte dhanë urdhër pesë lopë të i presin që ishin të tija, për mos me u hidhëruar askush, kjo bëhej për festen e madhe 28 nëntor që i kushtohej Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, ditës së daljes së UÇK-së publike, në ketë datë me 1997, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Pastaj dasma e Isak Asllanit nga Topilla, të cilit ju kishin vrarë nga granatimet 11 anëtarë të familjes.

 Nga e gjithë familja vetëm Isaku me vllain kishin shpëtuar të plagosur! Ishin interesuar shokët e miqtë i kishin lidhur me një mësuese nga Ferizai kishin vendos të martoheshin në ketë datë! Kështu që kishim dërguar mbi 20 ushtar-e dasmor me e marr nusen. Në këtë festë të madhe e të shumëfishtë edhe dasma bëhej me qellim të ripërtëritjes të një familje gati të shuar! Tani ky qift kanë dy fëmijë. Në ketë festë pos batalionit DV. isha i ftuar un me 100 ushtar e epror. Ishte ftuar edhe komanda e Mallopolcit me ne krye Shukri Bujen Ferrin dhe dhjetar të tjerë. Deri sa pjesa e kuzhinjerve përgatisnin për festë vinin pijet e të gjitha llojeve bashkë me urimin e festes nga popullata nga Prizreni e deri në Llanisht dhe nga Shtimja e Ferizai në anën tjetër. Kur ne arritëm të shkolla e Llanishtit rreth orës 10 Ushtaret kishin bë gara në bor në disa disiplina.

Me të arritur un te porta kryesore rojat njoftuan Gurin se arrit komandant Sadiku. Guri i kishte rreshtuar në rreshtë ushtaret dhe komandoji ga-di-tu maj-tas nde-ro. me doli përpara në hapa ushtarake dhe raportoi Komandant nisja jonë janë në pritjen tuaj dhe të gatshëm për festë! U përshëndetem ushtarakisht dhe u ndala, para ushtarëve dhe eprorëve përshëndeta: Epror e ushtar liri Atdheut- Li-ri gjithë një zëri. Nderime Atdheut -Nde-rime dhe tri herë urra urra urra të gjithë se bashku. Komandoi Guri lirohuni të lirë për festë.

Fillimisht un Guri dhe Mefaili hymë në një klasë ku ishte përdorë si zyre e drejtorit, tani qëndronte komanda e njësisë Diverzanto Vëzhguese. Raportoj Mefaili për gjendjen dhe tregoi që rojat ishin dyfishuar dhe siguria ne distancë ishte e ber mirë. Do të ju dërgoj mish sa te donë rojave tha Guri! Mirë banë i thash,ata janë kryesoret në ketë festë veç alkool mos ju dërgoni! sa është distanca mes rojave dhe me ne a ke vendos vëzhgues dhe roja rezervë që janë jo ma larg se dyqind metra prapa rojave! Vëzhgueset janë nga mëngjesi herët neper kodrat rreth dhe deri fillon me u errësuar nuk ndërrohen!

Mirë shumë i thash Mefailit të gjitha masat i paskeni marr! Guri kish mbushur tri gota alkool dhe mu drejtuar komandant sot ndoshta na lejohet të pimë pak se që tetë muaj se kam kërkuar për shkak të luftës, kam than se nuk do të pi deri sa kryhet lufta! Bravo i thashë, posë që dehesh ka të këqijat e tjera alkooli, me bë me u plagosur nuk ndalet letë gjaku. As unë nuk e përdori thash por sot kemi festë të shumëfishtë, do pimë me kontroll te rreptë. Hajde gëzuar urime festa e shumëfishë festa e madhe urime me fitore festofshim festen e vitit të ardhshëm. Uruam për të gjitha por desha edhe një urim për të gjithë luftëtaret dhe lavdin për dëshmorët.

Pasi që bam pak muhabet ju tregova rreth situatës së përgjithshme në UÇK dhe i njoftova që Shqipëria kishte votuar me referendum pro kushtetutën e re, pikërisht në prag te kësaj feste! Guri u gëzuar dhe u ngrit bashkë me Mefailin ndërkohë hyri dhe ushtar Veseli një derë ushtaret ma te ri dhe ma sakrifikues shumë i veçantë dhe ne cakërruam gotat për Shqipërinë! Komandant pyeti Veseli a edhe Shqipëria po hyn në luftë apo çka u bë? Guri tha krejt kemi me u bashkuar nuk e ndalim luftën deri edhe Qamëri sa e çlirojmë! Pastaj shkuam në një sallë të madhe të asaj shkolle. Ti komandant akomodohu këtu në ballë të sallës jo i thash balli ju takon prindërve të Dëshmorëve, unë këtu afër qoshes e kam vendin, ju bëjë muhabet atyre ata janë ma meritoret!

Sa nga familjaret e Dëshmorëve i ke thirrur pyeta? Si vijën ata pasi që ishte bor e madhe ma shumë se një metër e në disa vende forfullaza kishte mbyllur rrugën. Angazhoj një grup ushtar në dy tre vende ta hapin rrugën dhe me dy gjipa (niva) të shkojnë mej marr Sadri Kokollarin babën e dëshmorit Kadri S.Kokollarit si dhe Jahir Buzhalen babën e dëshmorit Bujar Bushala. Kështu u bamë të gjithë bashkë, në festë ishin edhe disa nga ata luftëtar pastaj deri në përfundim të luftës ranë dëshmor. Kjo festë u incizuar nga tri kamera njëra me shirita te mëdhenj e dy të tjerat me shirita të vegjël. Çdo gjë nga fillimi u regjistruar. Nga raportimi në pritje e deri në fund të festes ora dy pas mesnate. Festa filloi pas një minutë heshtje për shokët e vrarë, tani Dëshmor.

Një përshëndetje për familjaret e dëshmorëve dhe luftëtaret. Aty mbajta një fjalim rreth pesë minuta rreth rëndësisë e kësaj feste dhe rreth luftës së lavdishme që zhvillohej dhe domosdoshmërinë e fitores me ç’do çmim. Pas meje Mefail Elshani shpalosi një raport të thuktë e me detaje luftarake për luftimet humbjet dhe fitoret e shumta mbi armiket ne mënyrë të specifikimit të aksione e betejave datave. Edhe Guri doli dhe i uroj ushtaret për festen. Pastaj bashkë shkuam dhe i uruam qiftin po sa të martuar!Guri kishte përgatit surprizën e veçantë dy kallashnikov javë dhuroi. Un dyqind marka gjermane ju dhashë,vazhdoi festa filluan këngëtaret, pastaj dramaturget amator me skeçet emitues, dy ushtar ishin veshur me rroba femrash dhe njeri i binte defit mirë. Tjetri Gajreve (mizhnicave) dy aktronin bukur njeri me emitonte mua tjetri Gurin, Guri pak u irrituar, unë për ta rikthyer në shaka i riktheva edhe një herë duke ja Veshur pallton time qe të ngjaj si un, ati që mua me emironte këtë e bëra që mos të hidhërohej Guri. Këngët me Sharkija çiftelia harmonik e def nuk ndaleshin me këngët me motive lufte e patriotike!

Shukri Buja me pak ushtar patën ardhur pak me vonës. Të gjithë Hanim e pinim te gjitha llojet e pijeve që na kishin sjell populli për festë, Asnjë aksident, askush nuk u hidhëruar gëzimi hareja e kënga buqisnin. Aty në ato incizime do te shihej krejt kjo madhështi e luftëtarëve e festuesve të luftës e dëshmove qe do të i shihnim aty kurë ishin të gjallë, tu i kënduar lirisë trimërisë dhe dëshmove të ramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *