Sadik Rexhaj veprimtar i çështjes atdhetare , mos të mbetet në pluhurin e harresës
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/01/62602361_311694373110145_3989829265691508736_n.jpg)
Në mesin e atdhetarëve dhe shumë aktiviteteve për lirinë e Kosovës ishte edhe Sadik Rexhaj ekonomist i dalluar i cili në të gjitha fazat kur i duhej atdheut ndihma e mbijetimit ai ishte aty. Sadik Rexhaj, ishte ndër themeluesit dhe ekspertët e Këshillit të Financave , i cili Këshill bëri që shkolla shqipe të frymonte dhe ishte e pa përkulur, Sdik Rexhaj si veprmtart i shumë veprimtarive atdhetare nuk frikësohej nga Serbia edhe pse disa herë radhazi ishte marrë nëpër zyrat e sigurimit serbë, Me këtë rast dua të evokojë një kujtim kur në fshatin Medvec na kishim një takim me bashkatdhetarët dhe policia na arrestuan, Gjatë kohës sa na mbajnë në organet e policisë unë ish në cilësinë e kryetarit të Këshillit, por edhe ata në sigurim e dinin se të gjitha punët administrative i kryente Sadik Rexhaj, sepse ai ishte promotor i atij Këshilli, Pas keqtrajtimit fizik, na lëshuan dhe na thanë që nesër përsëri do të na marrin. Me këtë rast Sadiku i tha’’Ju bëni punën tuaj , por ne do të bëjmë punën tonë ..dhe fare po iu tremb syri tha tashmë i kemi rrugët e ndara….’’kjo i tmerroi dhe përsëri na rifusin në sigurim në zyrat 34, aty na keqtrajtojnë fizikisht. Tani na pyeten a do te dilni nesër në punë. Sadiku të njetat fjalë iu tha. Sadik Rexhaj, ishte një atdhetar i palodhur, por vdekja e morri herët nga jeta dhe veprimtaria, Të gjithë qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk kanë bërë aq sa duhet për Sadik Rexhaj, Ai meriton që me emrin e tij të nderohet ndonjë nga institucionet më relevante në nivele të Kosovës, Sepse figura e Sadik Rexhajt është njëra nga figura e devotshëm dhe meritore e lirisë. Pos qeverive borxh i kemi mbetur edhe shokët e tij sepse ai meriton një libër biografik. Pastj meriton që ndonjë nga organizimet ta mbajë emirin e tii. Edhe familja e tij ndihen krenar .’’ Puna dhe veprat tua na bënë ballëhapur dhe na ndriçuan rrugën në çdo kohë. Ashtu si ne, tani e tutje ballëhapur dhe e ndriçuar do të jetë edhe Prizreni me rrugën e cila mbanë emrin tënd. Falënderime të veçanta për bashkëveprimtarët tuaj të kohës,.Ti vëllai jonë ,gjithmonë i heshtur por me hapa të sigurt punove në realizimin e aspiratave kombëtare.’’ E kujton i vëllai Sadriu. Mirëpo vepra e Sadik Rexhaj duhet të jete një shembull për brezni se sa e si duhet të punohet për atdhe./qendrapress.com/