Sami Lushtaku dhe rinia e PDK-së me një tortë para bustit të Adem Jasharit ia uron ditëlindjen Thaçit

                                 Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, për ditëlindjen e 54-të të Hashim Thaçit bashkë me rininë e partisë dhe qytetarë në Skenderaj kanë prerë një tortë me fotografinë e ish-presidentit.Përmes këtij urimi, Lushtaku thotë se dëshirojnë të përçojnë mesazhin se qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.Ai ka publikuar edhe një foto me Endrin Thaçin, djalin e ish-presidentit.

Postimi i Lushtakut:

Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Urime të përzemërta mik!