Sami Lushtaku: “JO” koalicion me Albin Kurtin, s’kemi vota për Vjosa Osmanin presidente
Koalicionet e mundshme për ndërtimin e qeverisë, dhe zgjedhja e presidentit janë dy temat kryesore aktuale në politikën kosovare.
Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dalë parti e dytë në vend ka bërë të qartë se do të mbetet në opozitë, ka kontaktuar nënkryetarin e PDK-së, Sami Lushtaku, i cili ka thënë se ai personalisht është kundër një bashkëpunimi me partinë e Kurtit.“Unë nuk kisha bo me Albin Kurtin, mendimi jem është ‘JO’ një herë me Albin Kurtin. Po foli për këtë mandat, çka ndodh tutje nuk e di”, ka thënë Lushtaku për .I pyetur nëse PDK ka vota për Vjosa Osmanin presidente, ai ka thënë shkurt “JO”.Kurse për mundësinë që të votojnë Ramush Haradinajn për president, Lushtaku ka deklaruar “nuk e di”.Më tej Lushtaku ka bërë të ditur se partia do të mblidhet pas ceritfikimit të rezultateve për të diskutuar të gjitha këto çështje .Kujtojmë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vazhdimisht thotë se nuk do të bëjë koalicion qeverisës me ndonjë nga partitë politike shqiptare, pasi ka bërë koalicion parazgjedhor me Listën e Vjosa Osmanit