Samiti për Demokraci në SHBA, publikohet lista zyrtare me vendet që janë ftuar

0

Departamenti i Shtetit ka publikuar listën zyrtare të shteteve që do të marrin pjesë në Samitin e Demokracisë, më 9 dhe 10 dhjetor në SHBA.Në listën zyrtare të publikuar tashmë është edhe Kosova.Ftesa për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive i erdhi më 15 nëntor Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenti amerikan, Joe Biden.Këtë e kishte konfirmuar vetë Osmani përmes një statusi në Facebook.“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet. Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.Ndryshe, fillimisht Kosova nuk ishte pjesë e shteteve që do të merrnin pjesë në Samitin e Demokracive.Prestigjiozja amerikane “Politico”, pati publikuar listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figuronin 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *