Sanksionet e SHBA’së ndaj Kosovës, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Është i vogël t’ia ndërrojë orientimin popullit
Pas ndëshkimeve të ShBA-së ndaj Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys dhe se për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa.“Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?”, ka shkruar Haradinaj.Sipas tij, shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca, ndërsa në rastin e Kosovës, kryeministri Kurti tenton t’i rrëzojë ato.“Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë. Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj”, tha Haradinaj.Sipas tij, Kurti e ka vetëm një shans, të japë dorëheqjen.“Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!”.