Saranda, është Kosova në miniaturë e viteve 1998,1999.- Shkruan:Bashkim Kajdomçaj

0

Një storie e dhimbjes, që ka prek pothuaj çdo cep të Kosovës.

Në Rajonin tonë, sikur Saranda me familje pësuan: Lugishta e Hasit, Krusha e Vogël dhe Madhe, Nagavci, Celina, Tususi, Korisha, Sopia, Tërnja, Suhareka, etj…

Se ka degraduar gjithëçka, pa dasht me amnestu askend nga pas lufta, kjo është e ditur sheshazi.

Asnjë nga qeveritë e pas luftës, nuk mund të amnestohet për mos veprim, në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Më shumë kanë bërë KMDLNJ e OJQ-të, në sensibilizimin e kësaj qështjeje, se shteti.

Fuqia a tyre dihet.

Shteti, fare pak.

Tashmë si asnjëherë duhet unitet dhe vëmendje, për zbardhjen e qështjes së të zhdukurve.

Shërbimet e huaja, ruso-serbe, me argatët e tyre në Kosovë (nipat e djemtë e shokëve të Rankoviqit, të UDB-s, Petroviqit etj) po sulmojnë nga të gjitha anët Kosovën, të pagjeturit, luftën çlirimtare (UÇK-n),Lirinë e Pavarësinë.

Saranda dhe familjet e të pagjeturve, janë po kaq heronjë e heroina sikur luftëtarët e rënë, për Lirinë e vendit.

Të gjithë janë HERONJ të Kosovës.

#meSarandën/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *