SBAShK në komunikatën e fundit për media: Greva vazhdon!
SBASHK-u pas takimeve konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve, ka bërë të ditur se greva e nisur në arsim më 25 gusht do të vazhdojë.Sipas një komunikate është bërë e ditur se kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve në këto takime janë informuar nga anëtarë të Këshillit Grevist të BSPK-së për dy takimet me Avokatin e Popullit, që janë mbajtur me iniciativën e tij, dhe më pas kanë analizuar në detaje shkresën e arritur nga Avokati i Popullit.Vlerësimi i pjesëmarrësve në këtë takim ishte se kjo shkresë nuk solli asgjë të re, andaj greva do të vazhdojë, ndërkohë që SBASHK do t’i përgjigjet shkresës së Avokatit të Popullit mbi çështjen e grevës”, thuhet në njoftim.Për më tepër, SBASHK-u tha se në këto takime ka pasur kritika ndaj qëndrimit të gabuar të Qeverisë karshi kërkesave të tyre dhe vlerësojnë se Qeveria sikur nuk do që greva të përfundojë, pasi nuk po negocion kërkesat për 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit të pagat.“Përveç kësaj, Qeveria vazhdon me deklarime e angazhime për presion të vazhdueshëm ndaj grevistëve, thuhet tutje në komunikatë.