Së bashku mund t`ua dalim me më pak pasoja Shkruan: Myzejene Selmani,ish deputete
Situata në Kosovë është e tmerrshme, nëse e shikojmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, shkaku i pandemisë.
Lirisht mund të thuhet se ekonomia, është afër kolapsit. Bizneset janë të shkatërruara!
Për shëndetin e qytetarëve në kohë pandemie, as mos të flasim. Sa shumë stres, sa panik.
Çdo herë në raste të tilla bëhen bashkë njerëzit e fortë të biznesit, politikës dhe ekspertet që të behet një strategji e mirëfilltë si në aspektin ekonomik e social, ashtu edhe në atë shëndetësor e arsimor.
Ne kemi burime njerëzore, por vetëm duhet të jemi unikë që në këtë kohë pandemie, t`i ruajmë qytetarin tonë, bujkun, nxënësit, studentët, pleqtë, fëmijët dhe Kosovën, në përgjithësi.
Së bashku mund t`ia dalim!/qendrapress.com/