Së shpejti nis rinovimi i objektit të qendrës së Down Syndrome Kosova në Prizren

                         Komuna e Prizrenit ka njoftuar se së shpejti fillojnë punimet për rinovimin e objektit të qendrës së “Down Syndrome Kosova – Prizren”, e cila do t’i ofroj të gjitha kushtet që i meritojnë fëmijët e këtij institucioni.Sipas njoftimit, drejtori i Administratës, Edin Shehu, vizitoi sot këtë qendër dhe takoi stafin me të cilët diskutoi për këtë projekt që pritet të jetësohet së shpejti.