Seanca për votimin e presidentit shtyhet për nesër në ora 17:00
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se seanca për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente do të shtyhet për nesër, e diel, në ora 17:00.Kjo siç njoftoi Konjufca, pas kthimit nga pauza, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.Ndryshe, më herët, mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, e ka pamundësuar kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit, edhe në përpjekjen e dytë.Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79, prej 82 deputetëve që ishin të pranishëm në sallë