Sekretari i NATO-s mirëpret vendimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mladiq

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur vendimin e Dhomës së Apelit në Hagë, për rikonfirmimin e burgimit të përjetshëm ndaj kriminelit të luftës në Bosnjë, Ratko Mladiq, për burgimin e përjetshëm, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Stoltenberg tha se ky vendim ka qenë i drejtë pasi që Mladiq mori pjesë në krimet e egra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës.

“E mirëpres vendimin final në rastin kundër Ratko Mladiqit për krimet të egra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës. NATO ndihmoi në përfundimin e dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit, paqes dhe pajtimit në rajon”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Shkalla e dytë ia ka konfirmuar burgimin e përjetshëm Mladiqit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *