Sekretari i NATO-s vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *