Sekretari i NATO’s vjen të hënën në Kosovë, do të takohet me Kurtin e Osmanin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të fillojë një vizitë në Ballkan nga 19 nëntori deri më 22 nëntor, në kuadër të së cilës do të vizitojë edhe Kosovën.Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të martën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave, raporton Express.Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.