Sekuestrohet një Lamborgjini në Prizren, pronarit i shqiptohet një gjobë Prizren,
Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai. Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborgjini pa tabela të regjistrimit, poseduesi I mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit. Nga policët në detyrë prindit të ngasësit I është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion, pohon zëdhënësi policisë Vesel Gashi.