Selimi i AAK-së thotë se Kurti e udhëheq edhe LDK-në

0

                             Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërië e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë të premten se kryeministri Albin Kurti, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëheqë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.Në një postim në Twitter, Selimi ka shkruar se “situata me kandidatin e VV-së për Prishtinën nuk duket e mirë”.Kjo pasi VV-ja ka kandiduar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për kryetar të kryeqytetit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. “Kryetari i dy partive politike VV dhe LDK, Kryeministri Kurti, sigurisht do të vazhdojë me mbyllje, duke pasuar me ndonjë veprim populist nacional për të ngritur gjasat e kandidatit në këtë garë”, ka shkruar ai.Reagimi i Selimit vjen pas paralajmërimit për ashpërsimin e masave anti-COVID nga Qeveria e Kosovës./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *