Selmanaj ia rikujton Kurtit: Kosova 50 ditë nën sanksione të BE-së

                   Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot është dita e 50-të që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së. Selmanaj tha se nuk po flitet për Korenë e Veriut, Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën a Kubën, por për Kosovën, të cilën ai e quajti projekt të mbështetur nga aleanca euro-atlantike, shkruan Reporteri.net.“Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës. Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, ka shkruar Selmanaj.