Selmanaj për 35 vjetorin e LDK-së: Rrëfim i paharruar për liri, pavarësi dhe demokraci.

                Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj,ka përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike të rëndësishme për popullin e Kosovës.

“Ky moment përkujton një ngjarje të paharruar që e nisi dhe i dha hov organizimit politik të shqiptarëve në Kosovë, në një periudhë të vështirë dhe me shumë sfida”,shkruan ai në Facebook.

Selmanaj vlerëson se LDK-ja  nën udhëheqjen e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u bë jo vetëm partia e parë e organizuar politike në Kosovë, por edhe një lëvizje gjithëpopullore që promovoi idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.