Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

Një ditë pas vandalizmit të shfaqur ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, serbë të nxitur nga strukturat kriminale kanë paralajmëruar edhe për sot grumbullime pranë tri objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Nga përleshja e djeshme me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët hodhën shok bomba dhe molotov, së paku 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, derisa të lënduar pati edhe nga radhët e protestuesve.Ndërkohë, sot që nga orët e hershme ka filluar pozicionimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në afërsi të objektit të komunës në Zubin Potok, teksa situata aktualisht është e qetë.