Serbia ka financuar fushatën “Kosova është shkatërruar për 20 vite”-Shkruan ;Zafir BERISHA
Serbia ka financuar fushatën “Kosova është shkatërruar për 20 vite”-Shkruan ;Zafir BERISHA
Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se Serbia e ka financuar fushatën “Kosova është shkatërruar për 20 vite”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, mund të jetë njeri nga burimet e financimit me dinar serbë e rubël ruse te kësaj fushate.
“Me gjasë po vjenë momenti për me kuptu të gjithë atë që e kamë thën një kohë të gjatë, Serbia ka financuar fushatën për shpërlarje të trurit me sllaganin “Kosova është shkatrruar për 20 vite”. Sekseri Martin Berisha mundet me qenë njëra nga shumë burime të financimit me dinar serbë e rubël ruse te fushatës për ardhje në pushtet të sektit të VV.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, kjo fushatë ka pasur për qëllim denigrimin e luftës së UÇK-së.
“Fushata për degradimin e çdo vlere dhe të arriture në vendin tonë që nga lufta e lavdishme e UÇK-së e deri sot, padyshim që ka qenë intetes i Serbisë dhe misionarve të tyre në Kosovë, e cila ka kulmuar me themelimin e Gjykatës Speciale dhe ardhjen në pushtet të Albin&Vjosa. Me qindra herë e kamë thën se propaganda që po pregatitet në kuzhinat e Beogradit, me linçime e shpifje kundër eksponentëve të UÇK-së dhe veprimtarëve që çështjes kombëtare, po përkëthehet dhe plasohet nga VV në Kosovë, por një pjesë që ju është shpërla truri nuk e besonin!”, ka shkruar Berisha.