“Serbia ka ndalur eksportin me grurë, por ne s’kemi çka t’i ndalim asaj”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë përgjigje pozitive nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit në të ardhmen e afërt edhe nga SHBA-të. Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka treguar pse nuk kanë marrë masa ndaj Serbisë për ndalimin e grurit, dhe ka thënë se në rast që Kosova përballet me ndonjë krizë, mund të jetë blerës i grurit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet perëndimore nga vera ose vjeshta e ardhshme e këtij viti. Pas ndaljes së grurit nga Serbia, ministrja Hajdari ka treguar shtete mike të Kosovës me të cilat janë në komunikim zyrtarë, dhe që ka progres në negociata për furnizim me grurë.“Unë kam parë që Kosova nuk ka pasur varësi nga Ukraina për import, por kryesisht ka qenë nga Serbia. Ne kemi kontaktuar edhe vendet e tjera, duke filluar me Slloveninë, Kroacinë, Hungarinë, Turqinë, me Francën dhe me SHAB-të. Fatmirësisht kemi përgjigjet pozitive prej shumicës së këtyre vendeve ndonëse kanë barrierat edhe ato shtetet që kanë ndaluar eksportet. Por, me marrëveshje ministër-ministër, jemi në një progres të mirë kur ndodhë që të kemi ndonjë krizë që mund ta ketë Kosova në të ardhmen, mund ta zhbllokojmë këtë përmes marrëveshjes”. “Ne duhet të përgatitemi, edhe pse kemi shtuar rezervën shtetërore për 10 milionë euro, duhet t’i shtojmë rezervat shtesë, sepse, nuk i dihet, i dihet fillimit, por jo mbarimit. Duke filluar me kërkesën që kemi dërguar tek Ambasada Amerikane dhe të tjerët që të llogarisim në të ardhmen kah vera, vjeshta, sepse nuk i dihet situatave të reja, dhe të na vendosin në listë. Dhe kemi marrë përgjigje pozitive që Kosova është në listën e kërkesave të vendeve tjera po ashtu, që edhe Kosova është në listë për të qenë një prej blerësve të ardhshëm nëse ka me pasur nevojë. Por, prapë se prapë nuk është mjaft duhet gjithmonë me qenë aktiv dhe me kërkuar edhe prej vendeve të tjera”, theksoi Hajdari.Duke iu përgjigjur deputetit Armend Muja, se Kosova barriera tarifore ose jo tarifore me ShBA-të, ministrja Hajdari i shpreh se Kosova nuk ka asnjë barrierë ndaj SHAB-së, veçse siç theksoi ajo ndoshta mund të ketë SHAB ndaj vendit tonë.“Nuk kemi, ndoshta kemi barriera që ata të eksportojnë në Kosovë, që ne duhet ta largojmë atë, por nuk kemi barriera për të eksportuar në Amerikë”, theksoi ajo.