Serbia, në vend të kërkim faljes dhe dënimit ,përpilon lista  veteranësh edhe 25 vjet pas lufte-Shkruan;Qazim THAÇI

    Edhe pse kanë kaluar plotë 25  vite nga  lufta , në Kosovë, kur bijtë më të mirë  të Kosovës  sollën lirinë  bashkë  me NATO-në, e Serbia  gjenocidale  u detyra  të kapitullojë. Prapë  shpirtngushtësia e Serbisë,  para tri ditësh bëri listën e 300 veteranëve  të UÇK-së, për të ia dorëzuar Interpolit për jo më pak se 300 bura e gra të lirisë, që në luftë  dhanë kontribut e nuk ndaluan as pas lufte , të dënojnë  e denoncojnë gjenocidin serbë, mbi popullin liridashëse  kosovarë. Për fatin e keq që  në atë listë  ka edhe  të atillë që nuk janë më në jetë, sepse kishin lënë pjesë të gjymtyrëve të tyre  për lirinë e Kosovës. Me këtë rast Qeveria e Kosovës  u deshtë  të ngrisë  zërin ,jo vetëm për këta 300 veteranë,por edhe për faktin se ideatorët dhe  kontribusit e ushtrisë më  liridashëse e paqësore në botë  UÇK -së po gjykohen e mbahen padrejtësisht në Hagë. Pra Qeveria  edhe njëherë para botës  dhe institucioneve   relevante ndërkombëtare, e ka rastin të  paraqesë  verbërinë e Serbisë .Serbia, si nuk ndalon të meditojë, se ishin veta ata, policin, ushtarë e paramilitarë serbë, që për një unazë ari, ua prenin  gishtin bile edhe dorën grave shqiptare, Apo jo rrallë edhe kokën që  të ua grabisnin ndonjë zinxhirë floriri. Serbia  po kaq e verbëruar rri edhe ende  e nuk ua ktheu 1265 eshtra familjeve shqiptare , duke  i lënë të  zhdukur e me  dhembjen më të madhe  shekullore ato familje në presin që ti gjende  së paku varret e më të dashurve .Padyshim se Interpoli si një institucion kredibil, nuk do të merret më këtë listë të Serbisë, por  nëse këta veteranë do të rastisin të  kalojnë nëpër Serbi, e besa edhe në Mal të Zi e Maqedoninë Veriore, do të prangosen. Por, krenarinë e veteranëve  listat e  këtilla  as nuk e lëndojnë as nuk e zmbrapsin, përkundrazi e  u japin kurajë se  vetëm lufta dhe kërkesa për të drejtat e Kosovës do tua  forcojnë shpirtin dhe  do të jenë këmbëngulës  në amanetin e  shokëve të tyre të rënë në altarin lirisë. Mirëpo ,dhashtë  Zoti  që në përpilim të këtyre listave të mos ketë  ndonjë shqipfolës ,sepse kjo do ta dëmton rëndë ndërgjegjen  e tyre  herët e vonë . Kurse  padyshim se Qeverisë së  Kosovë nuk i takon të heshtë, së pari për  ata që  padrejtësisht po mbahen në Hagë, e pastaj edhe për këto  lista që  Serbia  i  përpilon ndaj çlirimtarëve../www.QendraPress.com/