Serbia  në  vitin 1998  sakrifikoi fëmijët serbë ,e tash  po sakrifikon postet,Kosova  duhet  të jete syçelë- Shkruan;Qazim THAÇI

            Si shkas për këtë shkrim  e morra  ballinën e gazetës magazinë’’Kurir’’ ku ne  ballinë  është  edhe shkrimi’’ Rade Markoviq dao analog da se ubiju srpska deca u Peci 1988?!’ q në   përkthim të lirë  është ‘’Rade Markoviqi ka dhënë urdhëresë që të  vriten fëmijët serbë në Pejë me 1988’’. Prandaj duke  u bazuar  në këtë    titull e  po  e rikujtojmë  faktin se sa  të  pa shpirt e të  pa kursyer serbët janë  kur ata  duan të nisën ndonjë nga  mbrapështirat e tyre, Në rastin konkretë  duke  sakrifikuar  më të shtrenjtën e secilës  qenie njerëzore pra  fëmijën, Kurse  ne jemi dëshmitarë edhe   të rasteve  aq  të ultë si rasti ‘’Martinoviq’’ apo edhe   dhjetëra raste  e inskenime serbe  që  të akuzohen shqiptarët, Kurse ajo që  e kam në fokus sot është ‘’sakrifica’’ kinse  e vendeve të punës   dhe posteve  të   serbëve, kjo vërtetë pa na rikthen në  vitet e  para luftës  së UÇK-së, kur Serbia,nuk  zgjidhet  forma  për të njollosur pastërtinë e idealeve  të  UÇK-së për lirinë e Kosovës. Këtë pastërti më vonë e  dëshmuan me intervenim  edhe NATO  dhe  gjithë  opinioni demokratik e liridashës  i botës./Këtu dua të përjashtojë ato  qeveri shoviniste siç  ishte Rusia e ndonjë tjetër  në  glob/.Kurse, tani në  vitin 2022, u deshtë  që  Serbia  të ngritët e të ‘’sakrifikojë’’kinse  poste deputetesh, poste kryetar komunash , policë e që është  edhe më e keqja  edhe poste  gjyqtarësh  që së paku ata e njohin dhe e dinë realitetin e Kosovës. Prandaj, kjo e detyron  së pari  qeverinë kosovare të  tregohet syçelë, por  këtu  këtë syçeltësi duhet ta kenë edhe liderët  e subjekteve politike  shqiptare, Kur është në pyetje  atdheu nuk ka parti, sepse mbi të  gjitha duhet të mbetet Kosova. Edhe kësaj here besojë  se pos SHBA-ve  që   duhet  dhe kam i bindur e dinë  se si duhet të sillemi,i bëjmë një  thirrje shteteve  Evropiane , të tregohen asgjë më shumë  se reale, Sepse tashmë  drejtësia  është në të drejtën e Kosovës. Së pari  serbët  qofshin policë apo kushdo tjetër nuk  humbi asgjë sepse  Serbia  ua  ka siguruar pagat atyre, andaj ata  edhe kinse po ‘’sakrifikojnë ‘’kaq  shumë. Këtu  përgjegjës  më madh  i bie  kryeministrit Kurti, që në asnjë formë e në asnjë  pretekst e në asnjë  bindje  mos ta  ndalojë  që  të  jetë  në koordinim më SHBA-të sepse vetëm SHBA-të e vlerësojnë drejtë fatin e Kosovës, Mund të mos  jemi edhe krejt të kënaqur, por megjithatë  nëse  SHBA-të  janë në këtë marrëveshje, Kosova  padyshim se ka të ardhme të  ndritur e kundërta e kësaj  le  vend për më shumë dyshime,, jemi në pozicion e vështirë  politik  duhet syçeltësi së pari e qeverisë  e  po kështu edhe   i të  gjithë spektrit politik në Kosovë./www.qendrapress.com/